Shkrimi në vijim, i 15 prillit 1903, i botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, “Pro Armenia”, ilustron bisedën mes patriotit shqiptar Isa Boletini, dhe sulltanit turk, Abdul Hamidi. Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, “L’Albanie”, me vendndodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi. Biseda vë në dukje atdhedashurinë e Isa Boletinit, si dhe vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan. Edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët janë mëse aktuale. Biseda është si në vijim:
Abdul Hamid: Mirësevini Isa Beu.
Isa Beu: Unë s’kuptoj haldupishte ! (Unë s’kuptoj turqisht).
Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij): Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).
Tahir pasha hyn.
Abdul Hamid: Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.
Tahir pasha: Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.
Abdul Hamid: Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).
Isa Beu: Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë « kaur »; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.
Abdul Hamid: Kaur do të thotë armik i fesë sonë; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.
Isa Beu: Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë ? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.
Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë?
Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e Rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.
Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).
Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik); por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.
Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë ! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.
Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashkombasve të mi, duke punuar me ndërshmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).
Abdul Hamid: Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demostrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë ?!!!
Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati. /darsiani.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Origjina shqiptare e familjes mbretërore serbe

Mike King dhe arti i posterave të koncerteve

Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës

Takimi me Ali Pashën në Tepelenë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë