Në fjalimin e tij më të fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se deri më tani janë çliruar rreth 8 mijë kilometra katrorë të territorit të Ukrainës – shumica prej tyre në rajonin e Kharkivit.
Zelensky theksoi se aktualisht në territoret e çliruara po ndërmerren masa për qetësimin e situatës, dhe se masat e tilla po aplikohen edhe në shumë pjesë tjera, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu presidenti ukrainas ka bërë të ditur se po punojnë në rritjen e mbështetjes së faktorit ndërkombëtar, sa i përket sigurisë dhe të ardhmes së Ukrainës.
“Me partnerët tanë kemi ndërtuar një koalicion kundër luftës që përfshin dhjetëra vende të ndryshme. Ndërsa tani po punojnë që shtetet më të fuqishme që po na ndihmojnë ta shndërrojmë në koalicion të paqes që do të zgjasë përgjithmonë”, shtoi Zelensky.
Instituti amerikan për Studime të Luftës (ISW) në analizën më të fundit, ka theksuar se Rusia për herë të parë nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, haptazi ka pranuar se ka pësuar humbje shumë të mëdha.
“Zyrtarët e Kremlinit dhe mediat shtetërore propaganduese po diskutojnë në masë të madhe për arsyet e dështimit rus në rajonin e Kharkivit, që është një ndryshim i madh në raport me atë se si dikur raportohej për kinse fitoret e Rusisë. Kremlini kurrë nuk ka pranuar se Rusia është mundur nga Kievi, apo më vonë të Ishulli i Gjarprit, ku karakterizohej tërheqja nga Kievi me arsyetimin se prioritet mbetet ‘çlirimi’ i Donbasit dhe tërheqja nga Ishulli i Gjarprit si ‘gjest i vullnetit të mirë’”, thuhet ndër tjera në raportin e ISW-së.
Kremlini tani po punon që ta ‘pastroj’ Putinin nga çfarëdo faji për humbjen, e përgjegjësinë të hedhin të këshilltarët e painformuara të Putinit.
Gjithashtu ISW bën të ditur se humbja e rusëve në Kharkiv, autoritetet ruse kanë tentuar ta shfrytëzojnë për ta përkthyer si mobilizim të heshtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pse Musk kërkonte arrestimin e kryeministrit britanik?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës