Televizioni “Iran International”, me seli në Londër, ka siguruar fotot e shtetasve iranianë të konsideruar lojtarët kyç në sulmet kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës në Teheran.
Rasti më i fundit i sulmeve informatike që iu atribuuan shërbimeve sekrete iraniane ishte ai kundër sistemeve qeveritare në Shqipëri, i nisur në vitin 2021 dhe i kurorëzuar me një çoroditje masive të shërbimeve online në korrik.
Sipas një hetimi të kompanisë “Microsoft”, gjatë sulmeve u vodhën informacione dhe dolën jashtë funksionit shërbimet publike, për shkak se Shqipëria ka strehuar një grup opozitar iranian.
Javën e kaluar, vendi ynë ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e Republikës Islamike të akredituar në Tiranë.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Ministrisë Iraniane të Inteligjencës dhe drejtuesit të saj, me NATO-n që shprehu gjithashtu mbështetjen për Shqipërinë.
Sipas informacioneve të siguruara nga televizioni iranian, kreu i operacioneve kibernetike pranë Gardës Revolucionare Iraniane është një person i identifikuar si 61-vjeçari Hamidreza Lashkarian.
Ai jeton në Teheran dhe punon si profesor universiteti. Ka të dhëna se ai është përfshirë në sulme të shumta kibernetike për llogari të shërbimeve sekrete.
Vitin e kaluar, një grup i quajtur “Sayad Project” vuri në shënjestër aeroportin e Tiranës.
Një grup hakerash që punon kundër qeverisë së Republikës Islamike, i quajtur “Lexo Buzët e Mia” zbuloi identitetin e autorit të sulmit, i quajtur Mohammad-Bagher Shirinkar, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij në aksione të shumta informatike.
Vëllai i tij, Hossein Shirinkar është gjithashtu një aktor kyç në grupi “Sayad Project”.
Sipas medias iraniane me bazë në Londër, ai është kreu i Inspektoriatit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare.
Një tjetër operator është Mehdi Hashemi Tughraljardi, që është dhe kunati i vëllezërve Shirinkar.
Edhe ai është gjithashtu i sanksionuar dhe rezulton drejtor i përgjithshëm i një kompanie digjitale në Teheran.
Sipas “Microsoft”, agresorët kibernetikë kanë vepruar jashtë Iranit dhe kanë përdorur mjete të ndryshme si kode fshirëse të përdorura edhe nga hakera të tjerë iranianë, të njohur për sulme ndaj vendeve politikat e të cilëve bien ndesh me interesat e Republikës Islamike, raporton euronewsal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje