LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike demanton Putinin për eksportin e grurit nga Ukraina

Inteligjenca britanike demanton Putinin për eksportin e grurit nga Ukraina

Ministria britanike e Mbrojtjes publikoi një raport të ri të inteligjencës për situatën në Ukrainë, në të cilin hidhen poshtë pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin për eksportin e grurit nga Ukraina.

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase kanë vazhduar të bëjnë fitime të rëndësishme në rajonin e Kharkiv.

Rusia ndoshta ka tërhequr trupat nga zona, por luftimet vazhdojnë rreth qyteteve të rëndësishme strategjike të Kupiansk dhe Izium, thonë zyrtarët e inteligjencës britanike.


Putin deklaroi më 7 shtator 2022 se vetëm 60.000 tonë drithë të eksportuar nga Ukraina që nga gushti ishin dërguar në vendet në zhvillim dhe se pjesa më e madhe u dërgua në vendet e BE-së.

“Pretendimi i Putin nuk është i vërtetë. Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 30 për qind e grurit u dërgua në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi”, sipas inteligjencës britanike.

Ata thonë se Rusia po ndjek një strategji të qëllimshme dezinformimi pasi kërkon të shmangë fajin për çështjet e pasigurisë ushqimore, të diskreditojë Ukrainën dhe të reduktojë kundërshtimin ndaj pushtimit të saj. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Kalo në kategori