Në një ceremoni të veçantë, pasditen e kësaj të diele në Tiranë u prezantua abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Në ceremoninë e përurimit po marrin pjesë ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, homologia e saj nga Kosova, Arbërie Nagavci dhe ministri i Arsimit nga Maqedonia e Veriut, Jeton Shaqiri.
Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se falë marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë janë realizuar shumë punë të mira për të dyja vendet.
“Të rinjtë tanë mund të studiojnë në Kosovë apo Shqipëri pa pengesa. Gjuha shqipe sot mësohet në Harward e shumë vendet e botës dhe është ndër gjuhët me të vjetra. Por sfida jonë është e madhe për ta ruajtur gjuhën shqipe të pastër ashtu siç na kanë mësuar rilindësit tanë”, deklaroi Kushi.
“Një abetare e unifikuar për të gjithë trevat shqipe do të ishte një arritje për të gjithë kombin tonë”, shtoi Kushi.
Ndërsa në fjalën e saj ministrja e Arsimit nga Kosova, Arbërie Nagavci tha se abetarja ka unifikuar jo vetëm dallimet gjuhësore ndërmjet shqiptarëve por edhe ato kulturore.
“Fillimi i këtij viti shkollor po na gjen në një ngjarje të veçantë. Të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që ndodhen do të mësojnë me një abetare. Shfrytëzimi i përbashkët i potencialeve të dy vendeve tona, na bën më të fortë dhe na bënë shumë më të lehtë arritjen e synimeve tona të përbashkëta për një arsimim më cilësorë”.
Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë tha se edhe qeveria në Maqedoninë e Veriut ka nisur procedurat që edhe shqiptarët atje të mësojnë më të njëjtën abetare.
Ministri i Arsimit nga Maqedonia e Veriut, Jeton Shaqiri ka premtuar se së shpejti kjo abetare do të përdoret edhe në shkollat shqipe në këtë vend.
‘Do të kemi një abetare të përbashkët. Dita e sotme përbën edhe një ditë historike, ku njerëzimit i kujton nevojën për të bërë për komunitetin. Shqiptarët pikërisht sot promovojnë abetaren e përbashkët dhe vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë e Kosovës e Maqeodnisë së Veriut që ne po bjëmë ndaj popullit e për një arsim më cilësor. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përkrahësit dhe mbështetësit më të mëdhenj për mijëra studentë nga trevat e tjera për tu arsimuar. Abetarja që sot promovohet konfirmon për nevojën e futjes së kësaj abetarje për të gjithë nxënësit shqiptar kudo që janë. Dua të ndaj me ju se kemi filluar procedurat në vendin tonë dhe jam i bindur që edhe në do të përdorim të njëjtën abetare. Një ide që tani kemi hedhur hapa drejt normalizimit është platforma online ku mësuesit do të angazhohen me disa orë në javë për t’u ligjëruar fëmijëve në diasporë gjuhën amtare”, tha Shaqiri.
Kryeministri Edi Rama e quan sfidë me kohën realizimin e kësaj abetareje. Ai u ndal edhe tek vendimi i Maqedonisë së Veriut për ta bërë këtë libër pjesë të sistemit të tyre arsimor, duke e quajtur një lajm shumë të mirë.
“Kjo abetare ishte një sfidë me kohën, pasi hapi vendimtar për t’u nisur në rrugëtimin e realizmit të saj u hodh jo shumë kohë më parë, në një mbledhje të dy qeverive dhe puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura për këtë qëllim, nga autorët që konkurruan, nga komisioni përzgjedhës ishte tejet voluminoze. Sot në vigjilje të vitit të ri shkollor vijmë me një abetare të unifikuar, për nxënësit që hyjnë në shkollë për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë. Lajm shumë i mirë është që edhe miqtë në RMV e përqafuan këtë ide, edhe pse më vonë, dhe sot janë në momentin kur e kanë marrë vendimin për ta futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë gjuhën amtare fëmijët e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Rama./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje