LAJMI I FUNDIT:

Inaugurimi i memorialit ’11 Shtatori’ në Pejë, Muhaxheri: Dëshmi e miqësisë me SHBA-të

Inaugurimi i memorialit ’11 Shtatori’ në Pejë, Muhaxheri: Dëshmi e miqësisë me SHBA-të

Sot janë mbushur 21 vjet nga sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Historia e sulmeve të 11 shtatorit, pritet që nga sot të jetë pjesë e qytetarëve edhe në Kosovë, simbolik kjo e marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ku, Rotary Club Peja gjatë ditës së sotme ka inauguruar Memoralin “11 Shtatori” në Pejë.

Lidhur me këtë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Ngritja dhe zbulimi i Memorialit të 11 Shtatorit në Pejë e dëshmon edhe njëherë krenarinë e madhe për miqësinë me SHBA-të, si dhe nderon më shumë se 3000 jetë të humbura nga tragjedia që goditi botën 21 vite më parë”, ka shkruar Muhaxheri.

Ky Memorial përfshinë në vete një pjesë autentike të metalit nga Kullat Binjake në New York.

Ceremonia e inaugurimit me pjesëmarrje të Ambasadës Amerikane dhe miqve të shumtë nga SHBA dhe Evropa është mbajtur në Pejë në rrugën “Mbreti Pirro”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori