LAJMI I FUNDIT:

PSG fiton me golin e Neymar ndaj Brest, Donnarumma pret penallti

PSG fiton me golin e Neymar ndaj Brest, Donnarumma pret penallti

PSG ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Brest me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë në Ligue 1.

Neymar ishte në formë të mirë dhe rrezikoi i pari që në start, por nuk ishte i saktë.

Në minutën e 30-të braziliani sërish doli në rast të mirë pas pasimit të Leo Messit për  të shënuar për 1-0.


https://twitter.com/SercanGnay7/status/1568643273258049537

Në pjesën e dytë Brest ka mundur të barazojë rezultatin kur fitoi penallti në minutën e 71-të, por goditja e Islam Slimani u prit nga Gianluigi Donnarumma.

https://twitter.com/SiaranLangsung8/status/1568640507454291968

Deri në fund gola më nuk kishte dhe PSG mori fitoren e gjashtë.

PSG është lider më 19 pikë në Ligue 1. /Telegrafi/