LAJMI I FUNDIT:

Pikat kufitare në Shqipëri, Kapshtica dhe Kakavija mbi 10 orë pa sistem të përpunimit të të dhënave

Pikat kufitare në Shqipëri, Kapshtica dhe Kakavija mbi 10 orë pa sistem të përpunimit të të dhënave

Sistemi i përpunimit të të dhënave në Kakavijë dhe Kapshticë në palën shqiptare është bllokuar prej më shumë se 10 orësh që prej mbrëmjes të së premtes.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se shkaku është një tjetër sulm kibernetik nga Irani.

Policia ka bërë të ditur se po punon me regjistra me dorë për regjistrimin e hyrje-daljeve nga kjo pikë kufitare. Mësohet se aktualisht nuk janë shënuar radhë të gjata.


Irani sërish sulm kibernetik ndaj Shqipërisë
Lexo po ashtu Irani sërish sulm kibernetik ndaj Shqipërisë

Prej 12 orësh edhe dogana e Kapshticës funksionon pa sistem të përpunimit të të dhënave. Sipas informacioneve të konfirmuara nga drejtoria e kufirit bëhet me dije se po punohet me regjistra, në mënyrë manuale, dhe nuk ka radhë në këtë pikë kufitare.

Deri më tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve. Si pasojë e problemit radhë ka pasur për disa orë vetëm mbrëmjen e djeshme. /a2/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori