Sërish ka pasur një sulm kibernetik nga Irani ndaj Shqipërisë.
Kështu bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Twitter tha se sulmi kibernetik është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS, raporton Telegrafi.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.
Ndryshe, më 15 korrik Shqipëria u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.
Pas kësaj, kryeministri Edi Rama gjatë kësaj jave mori vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Ai pas këtij vendimi, kërkoi që brenda 24 orëve ambasadori dhe stafi të largohen.
Pas këtij vendimi të Qeverisë shqiptare, këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan zhvilloi një bisedë telefonike këtë të enjte me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Sullivan shprehu mbështetjen të Shteteve të Bashkuara pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.
Më tej u bë e ditur se SHBA i vendosi sanksione Iranit për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka caktuar sot Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe ministrin e tij të Inteligjencës si përgjegjës për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Thesarit.
Ndërkaq, Teherani zyrtar ka dënuar vendimin e Shqipërisë për t’i dhënë fund marrëdhënieve diplomatike me Iranin, duke hedhur poshtë arsyet e Tiranës për këtë lëvizje si “pretendime të pabaza”.
Të paktën që nga viti 2007, MOIS dhe përfaqësuesit e tij të akterëve kibernetikë kanë kryer operacione keqdashëse kibernetike duke shënjestruar një sërë organizatash qeveritare dhe sektorin privat në mbarë botën dhe sektorë të ndryshëm të infrastrukturës kritike. /Telegrafi/
Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i DASH, Kuvendi s’ka kuorum për projektrezolutën e opozitës
Fronti Europian për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës
‘Çmontohet’ rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit