Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Mirditë, vetura e viktimës e mbushur me plumba

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një 67-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetin ku u gjet viktima, ndërsa duken edhe shenjat e lënë nga plumbat, ndërsa në zonë ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 për motive hakmarrjeje.
Ndërkohë, në fshatin Munaz është gjetur një automjet i djegur, për të cilin po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen e rëndë. /Tch/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































