LAJMI I FUNDIT:

Bateritë e reja të BMW me çmim prej 50 për qind më lirë do të ofrojnë ngritje të rrezes së ngasjes prej 30 për qind

Bateritë e reja të BMW me çmim prej 50 për qind më lirë do të ofrojnë ngritje të rrezes së ngasjes prej 30 për qind

BMW prezantoi gjeneratën e saj të 6-të të baterive litium-jon. Gjenerata e re e baterive ofron 20 për qind densitet më të lartë të energjisë e cila përkthehet në 30 për qind ngritje në rrezen e ngasjes së veturës me një mbushje.

Dizajni i ri lejon karikim për 30 për qind më shpejtë dhe procesi i prodhimit të tyre krijon 60 për qind më pak emetim të CO2.

Arena EV raporton se prodhuesi bavarez i veturave planifikon ndërtimin e 6 fabrikave të reja të baterive në tregjet strategjike, dhe secila do të ketë kapacitet prej 20GWh. Dy prej fabrikave do të ndërtohen në Kinë, dy në Evropë dhe dy në Amerikën Veriore, transmeton Telegrafi.


Të gjitha fabrikat e reja do të fokusohen në metodat e reja të prodhimit për të reduktuar më tej emetimet e CO2 dhe do të përdorin burime të rnovueshme për furnizim me energji elektrike.

Dizajni i ri qelizave të baterisë vlerësohet për potencial e saj për të reduktuar kostot e prodhimit, dhe sipas postimit në shtyp dallimi mes gjeneratës së 5-të dhe të 6-të mund të jetë deri në 50 për qind.

BMW Neue Klasse do të jetë vetura e parë që do ta përdorë baterinë e re

Nëse kjo arrihet me të vërtetë, do të ulë kostot e prodhimit të veturave elektrike në nivelin e veturave me djegie.

BMW veçse ka nënshkruar 2 kontrata për prodhimin e qelizave të reja. Kontrata e parë iu dha CATL e cila do ta fillojë prodhimin në vitin 2025 në fabrikën e re në Debrecen të Hungarisë si dhe në objektin e tyre në Thuringia të Gjermanisë.

Kontrata e dytë u nënshkrua me Eve Energy, prodhuesi i baterive me i listuar në listën Shenzen. BMW në llogarinë e saj në WeChat njoftoi se të dy kontratat e kalojnë vlerën e mbi 10 miliardë eurove. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

EVs
Skuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes

Skuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes

EVs
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje

Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje

Auto
Cadillac mund të jetë duke punuar në një crossover me tri radhë ulësesh (Foto)

Cadillac mund të jetë duke punuar në një crossover me tri radhë ulësesh (Foto)

Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë

Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë

Auto
Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Auto
Kalo në kategori