Ministria e Financave thotë se SHBA-ja e ka vendosur Maqedoninë në mesin vendeve me transparencë fiskale
Nga Ministria e Financave thonë se sipas Raportit të transparencës fiskale për vitin 2022 të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Maqedonia e Veriut është ndër vendet që i plotësojnë kriteret e tyre për transparencë fiskale.
Sipas Raportit vlerësohen dy aspekte – dokumentet që kanë të bëjnë me buxhetin kombëtar, kontratat e lidhura dhe licencat koncesionare.
“Raporti i vitit 2022 vlerëson nëse qeveritë i publikojnë dokumentet buxhetore për opinionin, duke përfshirë shpenzimet e ndara sipas përdoruesve individual të buxhetit, si dhe të ardhurat sipas burimeve të tyre. Vlerësimi përfshin gjithashtu nëse një auditim i jashtëm është kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare për auditimin e pavarur të pasqyrave financiare, si dhe nëse ai është i disponueshëm për opinionin. Për më tepër, raporti vlerëson nëse procesi i licencimit për koncesionet dhe kontratat qeveritare është në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe nëse ato janë të disponueshme për opinionin. Përmes transparencës fiskale, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit, qytetarët informohen se si shpenzohen të hyrat nga buxhetet e shtetit dhe sigurohet llogaridhënia ndaj qytetarëve, si dhe besimi dhe qëndrueshmëria ekonomike, informon Ministria.
Nga 141 vendet që kualifikohen për ndihmën e huaj amerikane, sipas vlerësimit të Departamentit të Shtetit, vetëm gjysma e vendeve i kanë plotësuar kushtet, si Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Izraeli, Letonia, Lituania, Portugalia, Singapori, Sllovakia, dhe Kroacia dhe Sllovenia, si dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Në vitet e fundit janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm nga qeveria jonë për rritjen e transparencës fiskale. Janë krijuar disa mekanizma dhe mjete për rritjen e transparencës fiskale, duke përfshirë Buxhetin e Qytetarëve, platformën e Financave të Hapura, Kalendarin e Ndryshimeve Tatimore dhe Sportelin Fiskal, i cili në baza ditore ofron një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve nga buxheti, realizimi i shpenzimeve kapitale dhe për muaj të realizimit të borxhit shtetëror. Gjithashtu, me zgjidhjet e reja ligjore sistematike, si Ligji i Buxhetit dhe ndryshimet në Ligjin për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, janë duke u miratuar zgjidhje shtesë që do të vazhdojnë të përmirësojnë transparencën fiskale në vend”, thonë nga Ministria e Financave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City