LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi shpreh ngushëllime për vdekjen e Elizabeta II: Do t’i kujtojmë veprat dhe kontributin e saj

Xhaferi shpreh ngushëllime për vdekjen e Elizabeta II: Do t’i kujtojmë veprat dhe kontributin e saj
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e mbretëreshës Elizabeta II.

Xhaferi thotë “do t’i kujtojmë me respekt veprat dhe kontributin e saj”.


“Me keqardhje të madhe mora lajmin për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II dhe më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”.

“Qytetarët e vendit tim në këtë kohë së bashku me popullin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe në mbarë botën ndajnë trishtimin për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II dhe ne do t’i kujtojmë me respekt veprat dhe kontributin e saj të madh në zhvillimin e përgjithshëm dhe prosperitetin demokratik të kombit Tuaj të madh. Ju lutem pranoni edhe një herë, Shkëlqesia Juaj, shprehjet e ngushëllimit tim më të thellë”, ka shkruar Xhaferi.