LAJMI I FUNDIT:

Qalaj i reagon Sveçlës: Policia patrullon në Ujman që nga viti 2008

Qalaj i reagon Sveçlës: Policia patrullon në Ujman që nga viti 2008

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka komentuar patrullimin e sotëm të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, për të cilin njoftoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në  T7, Qalaj tha se “duhet t’i gëzohemi kur policia shton aktivitetet në ofrimin e shërbimeve të sigurisë për qytetarët dhe mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit”.


“Atë çfarë mund të them në lidhje me deklaratën e zotit Svecla ‘se Policia e Kosovës për herë të parë patrullon në Liqenin e Ujmanit’ është absolutisht e pavërtetë. Policia e Kosovës ka patrulluar në këtë pjesë, në këtë resurs të rëndësishëm të vendit, që nga viti 2008. Këto patrullime kanë qenë kryesisht të bazuara në planifikimet operacionale që janë bërë, pra nuk ka qenë patrullim i rregullt për çdo ditë, mirëpo kanë qenë patrullime të bazuara në planifikimet operacionale”, tha Qalaj.“Nëse i referohemi deklaratave të ministrit dhe këtij subjekti politik, atëherë Kosova ekziston vetëm nga 14 shkurti, mirëpo Policia Kufitare e Kosovës ka patrulluar në këtë pjesë të vendit që nga viti 2008”, u shpreh Qalaj.

Qalaj foli edhe për vizitën e ish-presidentit Thaçi në Ujman.

Për herë të parë nga paslufta, Policia e Kosovës filloi patrullimin ujor në kufi me Serbinë
Lexo po ashtu Për herë të parë nga paslufta, Policia e Kosovës filloi patrullimin ujor në kufi me Serbinë

“Ajo ka qenë një vizitë e karakterit tjetër, meqenëse presidenti në atë kohë ka vizituar Policinë Kufitare në pikën kufitare në Bërnjak. Është interesuar për mbarëvajtjen e punës, kushtet e punës dhe është interesuar se si po zbatohet marrëveshja e integruar e kufirit dhe pastaj ka bërë një xhiro së bashku me Bedri Hamza dhe Abelard Tahirin, pastaj kam qenë unë që i kam ofruar siguri më njësitet speciale, drejtori i AKI-së dhe një numër i madh i gazetarëve”, tha ish drejtori i PK-së.

Qalaj tha se ish presidenti Thaçi ka “dëshiruar t’i shijojë bukuritë e rralla”.Ndryshe, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Sipas Sveçlës, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, ka shkruar Sveçla.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori