LAJMI I FUNDIT:

Juventusi pritet të konfirmojë humbje financiare deri në 250 milionë euro për sezonin 2021/22

Juventusi pritet të konfirmojë humbje financiare deri në 250 milionë euro për sezonin 2021/22

Sipas Calcio&Finanza, Juventus pritet të njoftojë humbje mbi 240 milionë euro për sezonin 2021-2022.

Faqja e njohur për financa pretendon se Exor ka konfirmuar humbje prej 132 milionë euro për gjigantët e Serisë A nga janari deri në qershor 2022.

Duke marrë parasysh që Juventusi mbylli gjashtë muajt e parë të vitit financiar në 119 milionë euro, Bianconerët duhet të njoftojnë humbje prej gati 250 milionë eurosh për sezonin 2021-22.


Exor është kompania pronare e klubit dhe i përket familjes Agnelli-Elkann që zotëron shumicën e aksioneve (63.8%).

Aksionerët e Juventusit do të mblidhen mes 16 dhe 23 shtatorit për të miratuar rezultatet ekonomike të klubit për sezonin 2021-2022.

Gjigantët e Serisë A kanë njoftuar humbje në çdo vit fiskal që nga sezoni 2017-18. Sipas La Stampa, ata ulën faturën e pagave me 20 milionë euro këtë verë dhe fituan 33 milionë euro afati kalimtar.

Sipas raportit, siç citohet nga Calciomercato.com, drejtorët e klubit po i bëjnë presion Max Allegrit që të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve, kompeticioni i vetëm që mund të japë një injeksion të ri financiar klubit.

Juventusi u eliminua në raundin e 1/16 në tre sezonet e fundit./Telegrafi/