LAJMI I FUNDIT:

Një detaj që shqetësoi gjithë botën: A ishte kjo një shenjë se Mbretëresha Elizabeth II-të nuk ishte mirë

Një detaj që shqetësoi gjithë botën: A ishte kjo një shenjë se Mbretëresha Elizabeth II-të nuk ishte mirë

Lajmi për gjendjen e keqe shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth II-të (96) ka shqetësuar të gjithë britanikët, por edhe qytetarët e mbarë botës.

Fakti që ajo nuk është mirë është spekuluar prej disa ditësh dhe shumë njerëzve u ranë në sy fotot nga takimi me kryeministren e re, Liz Truss, në të cilat bie në sy se diçka po ndodh me duart e Mbretëreshës.

Në rrjetet sociale ka pasur polemika nëse Mbretëreshës i janë çarë duart për shkak të marrjes së infuzionit. Sinjali se ishte keq ishte fakti që për herë të parë në histori, ajo nuk e priti kryeministren e re në Buckingham Palace, por për shkak të shëndetit të dobët e bëri këtë në Kalanë Balmoral në Skoci, ku shkoi për pushime të verës.


Pallati Mbretëror del me njoftim rreth shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth II-të
Lexo po ashtu Pallati Mbretëror del me njoftim rreth shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth II-të

Arsyeja e precedentit ishte për të parandaluar “çdo alternativë të minutës së fundit në rast se Mbretëresha kishte probleme udhëtimi atë ditë”, raporton bbc.

Kujtojmë se në muajt e mëparshëm Mbretëresha kishte probleme me lëvizjen, për këtë arsye anuloi pjesëmarrjen në disa ngjarje të rëndësishme.

Buckingham Palace njoftoi sot se gjendja e saj është përkeqësuar më tej dhe se për këtë arsye ajo është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

“Pas ekzaminimit të mëngjesit të sotëm, mjekët e Mbretëreshës kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në deklaratë.

Familja e saj e ngushtë është informuar dhe njoftimi vjen pasi Mbretëresha, për herë të parë në histori, emëroi kryeministren e re britanike, Liz Truss, në një kështjellë në Skoci, në vend të një pallati mbretëror në Londër, për shkak të shëndetit të keq.

Mbretëresha nën mbikëqyrje mjekësore pasi mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj
Lexo po ashtu Mbretëresha nën mbikëqyrje mjekësore pasi mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj

Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall udhëtuan në Balmoral, tha Clarence House. Duka i Kembrixhit po udhëton gjithashtu atje.

Kryeministrja e re britanike Liz Truss tha se “i gjithë vendi është thellësisht i shqetësuar”.

“Mendimet e mia – dhe mendimet e njerëzve në mbarë Mbretërinë tonë të Bashkuar – janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj në këtë kohë”, shtoi kryeministria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori