LAJMI I FUNDIT:

Shaban Trstena merr çmimin “8 Shtatori”: Është çmim special për mua

Shaban Trstena merr çmimin “8 Shtatori”: Është çmim special për mua

Shaban Trstena sot mori çmimin “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

Trstena falënderoi të pranishmit dhe theksoi se vepra e tij dhe e trajnerëve të tij ka treguar që edhe një shtet i vogël si Maqedonia, mund të mund shtetet e mëdha.

“Njëkohësisht dua të përshëndes dy trajnerët e mi, që pa qenë ata dy nuk do të isha këtu, ata janë selektori Naser Naseri dhe i ndjeri, trajneri ynë Hajrush Sinani. Ju e dini, e din edhe gjithë populli, por e din edhe bota që unë si sportist kam marrë shumë mirënjohje nga të gjithë kontinentet, kam marrë shumë mirënjohje kur dikur jetonim së bashku në një shtet të quajtur Jugosllavi, edhe nga Republika e Maqedonisë kam marrë shumë mirënjohje, por ky çmim që është në duart e mia është diçka e veçantë, diçka speciale sepse pikërisht e marr nga dora e presidentit, nga vendlindja ime, nga populli im andaj do të jetë shumë i veçantë”.


Tërstena: Shqiptarët në Maqedoni janë pak, por me histori të madhe
Lexo po ashtu Tërstena: Shqiptarët në Maqedoni janë pak, por me histori të madhe

“Por edhe unë jam krenar si sportist që aq shumë dhashë kontribut, aq shumë korra fitore, kam marrë të gjitha medalet vetëm që të gëzohet dhe të shkruhet histori për vendin tonë, duke fituar çmimet më të mëdha duke treguar se edhe një shtet i vogël siç është Maqedonia, edhe një popull i vogël, ka forcën, ka vullnetin që të fitojë shtetet e fuqishme siç janë Amerika, Rusia dhe Kina”, deklaroi mes tjerash Trstena.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori