LAJMI I FUNDIT:

Tërstena: Shqiptarët në Maqedoni janë pak, por me histori të madhe

Tërstena: Shqiptarët në Maqedoni janë pak, por me histori të madhe

Kampioni olimpik shqiptar Shaban Tërstena, në një intervistë për “TM Daily” Telegrafi Maqedoni ka folur për sfidat e tij në rrugën drejt majave të sportit të mundjes, si dhe sportistët e sotëm shqiptar.

Në pyetjen për gjendjen e sportit sot në Maqedoni si dhe tek shqiptarët në përgjithësi, Tërstena tha se në kohën e tij edhe pse nuk ka pasur kushte të mira sukseset nuk kanë munguar.


“Ne shqiptarët në Maqedoni edhe pse jemi popull i vogël kemi histori të madhe, që nuk e kanë as Kosova e as Shqipëria. Sukseset tona janë të mëdha, duke pasur parasysh se kemi qenë të diskriminuar, të shtypur dhe me kushte të rënda. Vetëm unë kam fituar 20 medalje, por po ashtu edhe sportistët tjerë kanë pasur sukses të madh. Në Maqedoni jemi vetëm tre shqiptar që jemi fitues të medaljeve të lojërave olimpike. Është Shaban Sejdiu, Azis Saliu dhe unë. Do të thotë në ato kohë të vështira kemi fituar pesë medalje olimpike. Këtë nuk e kanë bërë as në Kosovë, e as në Shqipëri”.

“Ndërsa sot ku janë sportistët shqiptarë? Çdo herë arsyetohemi se na bëjnë padrejtësi, por edhe mua më është bërë padrejtësi. Cili shqiptar është shpallur sportist më i mirë në Maqedoni pas vitit 1991? Ka pasur nëpër komunat tona, por sportistë të Maqedonisë, nuk ka pasur asnjë shqiptarë. Kemi individë e sportistë, por sukseset e mëparshme sot nuk i kemi”, tha mes tjerash Tërstena.

Ai ju bëri thirrje sportistëve të rinj në Maqedoni që të punojnë më shumë, duke shtuar se sot janë të gjitha kushtet për arritje të suksesit.

Tërstena tha se ka talentë të shumtë në vend, por duhet më shumë punë.

Për më shumë ndiqeni të gjithë videon:

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori