Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, deklaroi të enjten se greva në arsim do të vazhdojë, siç tha, për shkak të mungesës së vullnetit të Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje.
Ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me Unionin e Sindikatave të Evropës dhe se kanë pranuar letër mbështetjeje në emër të 10 milionë anëtarëve.
Këto deklarata Jasharaj i bëri në konferencë për media, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASH), Nevrus Kaptelli si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.
“Greva po vazhdon fatkeqësisht për shkak të mungesës së vullnetit të Qeverisë që të ulet me përfaqësuesit e sindikatës për të gjetur një zgjidhje. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me unionin e sindikatave të Evropës dhe kemi marrë letër mbështetjeje në emër të 10 milionë anëtarëve”, u shpreh ai, raporton Telegrafi.
“Jemi në komunikim edhe me vëllezërit tonë nga Shqipëria, të cilët në emër të sindikatës kanë ardhur në Kosovë për të shprehur mesazhin e solidaritetit dhe mbështetjes. SBASHK-u dhe sindikatat tjera janë të hapura për të dialoguar me Qeverinë. Deklarata e ministres së Arsimit se dyert janë të hapura, por SBASHK-u nuk do dialog janë një porosi e gabuar. Në të kalurën jemi takuar me të, por tani nuk po ka kohë sepse po shkon në vizita”.
Ndërsa, kryetari i SPASH-it, Nevrus Kaptelli, tha i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të ulën në tavolinën e bisedimeve me sindikatat dhe të bëjnë zgjidhje për kërkesat e këtyre të fundit.
“Sindikata e Pavarur e Arsimit në Shqipëri që unë përfaqësoj vlerëson ndihmën që Qeveria e Kosovës ka dhënë për qytetarët e saj gjatë pandemisë dhe krizës me fillimin e luftës në Ukrainë. Ajo që kemi përfituar ne në Shqipëri ka qenë disa herë më e vogël se ajo që ka dhënë Qeveria juaj. Por, sot jam këtu për të mbështetur vëllezërit tanë të SBASHK-ut në grevën që kanë nisur për të realizuar ato kërkesa që ne i vlerësojmë të drejta”.
“Ju bëj thirrje ministres së Arsimit dhe kryeministrit që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të flasin për kërkesat e SBASHK-ut, sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër. Një qeveri e përgjegjshme duhet që së pari të vlerësojë sindikatat e mësuesve. Të gjithë ne jemi produkt i mendjes dhe punës së mësuesve. Nëse Qeveria do që Kosova të zhvillohet duhet të vlerësojë maksimalisht arsimin, pra më shumë buxhet për arsimin dhe paga më të lartë për mësimdhënësit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare