LAJMI I FUNDIT:

Një person në Podujevë mashtronte me mjaltë, AUV-i ia asgjëson 652 kavanozë me mjaltë industrial

Një person në Podujevë mashtronte me mjaltë, AUV-i ia asgjëson 652 kavanozë me mjaltë industrial
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën ka identifikuar një person të dyshuar në Podujevë, i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si natyral.

Pas kontrollimit të dy lokacioneve, të njëjtit i janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial.

“Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral.


Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i Agjencisë së Ushtrimit dhe Veterinarisë, i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i tij në vendngjarje.

“I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Rasti është hapur si “Tregti e ndaluar, prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori