Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se zgjidhja e vetme për daljen nga situata në arsim ku shumica e shkollave janë në grevë është kthimi në shkolla i nxënësve dhe mësimdhënësve.
Kurti tha se nuk zhvillohet vendi pa arsimim. Këto komente kryeministri i bëri gjatë vendosjes së gur-themelit të shkollës “Ilir Konushevci” në Podujevë.
“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar mësimdhënësit dhe nxënësit në shkolla. Nuk zhvillohet vendi pa arsimim”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se si asnjë qeveri më parë kanë ndërmarrë masa sociale për t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe mësimdhënësit.
“Ne kemi ndërmarrë si asnjë qeveri më herët masa sociale për përmirësimin e pozitës së gjithë qytetarëve përfshirë edhe mësimdhënësit. Ministrja Nagavci e ka shpjeguar sesi kemi ndarë mjete edhe për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda, për mësimdhënësit që të mos e humbin vendin e punës dhe tash së fundi edhe pakon për inflacion. Kemi ndihmuar edhe sektorin privat, pjesa më e madhe e klasës punëtore janë në sektorin privat”, tha Kurti.
Ai shtoi se si Qeveri bëjnë gjithçka që është e mundur në përputhje me buxhetin e shtetit, ku theksoi se për dallim nga qeveritë e kaluara kësaj here buxheti nuk cenohet nga korrupsioni.
I pyetur nga gazetarët për veprimin e fundit të Serbisë që në shkollat e Luginës së Preshevës ku nxënësit janë shqiptarë të intonohet himni serb, Kurti tha se kjo ka të bëjë me dobësimin e Serbisë.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human. Përkundrazi, sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet. Është një lloj agresiviteti i shtuar i Serbisë. Duhet kuptuar përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se Kosova është vend demokratik që angazhohet për të gjithë qytetarët.
“Ne e dimë që shqiptarët në Luginë janë të diskriminuar, kemi pasivizimin e adresave në Medvegjë. Ne kemi ndihmuar me dy milionë euro dhe do të vazhdojnë të ndihmohen nga ne. Zullumi këputet prej s’trashi, andaj ky zullum i Serbisë është duke i ardhur fundi sepse shteti i Kosovës është gjithnjë më demokratik, i fuqishëm dhe më i pavarur”, tha Kurti.
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, njoftoi të mërkurën se nxënësit shqiptarë në Luginë janë të detyruar ligjërisht nga autoritetet serbe të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.
Kurti ka folur edhe për vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ballkan, e ku nuk u vizitua Kosova. Erdogan në Beograd tha se është i gatshëm të ndihmojë në dialogun Kosovë – Serbi.
“Por, shikoni çdokush i kanë agjendat e tyre. Turqinë e kemi mik e aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë, tash Kosova nuk është aty temë, por palë bëhet me ndërmjetësim të Brukselit e ndihmohet nga SHBA-ja. Nesër vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini e Parisi që do ta shoqërojnë Lajçakun, ndihma e gjitha shteteve mike është e mirëseardhur. Agjendat se kur vizitojnë e ku burrështetasit e shteteve mike, nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Kjo vizitë kishte më tepër të bënte me Bosnjë-Hercegovinën, siç mendoj, pasi e konsiderojnë vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Serbia e Kroacia janë shtete me ndikim në Bosnjë. Vizita në Ballkan kësaj radhe lidhet me Bosnjë. Nuk është se mund ta dimë qind për qind”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025