LAJMI I FUNDIT:

Në takim me presidentin slloven, Kurti: Me Slloveninë ndajmë të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë

Në takim me presidentin slloven, Kurti: Me Slloveninë ndajmë të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë

Miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, u theksuan në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Sipas njoftimit nga kabineti i Kryeministrit, në këtë takim Kurti u shpreh mirënjohës për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë.


Ai ritheksoi se Sllovenia është partneri ynë i çmuar pasi ndajmë të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Në këtë takim lamtumirës të tij, Presidenti Pahor tha se është gjithmonë nder dhe privilegj të takohet me prijësit e shtetit të bukur të Kosovës.

Ndonëse kjo është vizita e tij e fundit në cilësinë e Presidentit të Sllovenisë, ai tha shpreson të vizitojë sërish Kosovën si mik i vendit tonë.

U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe rreth ecurisë së bisedimeve në Bruksel dhe hapave të ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

U theksua përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.

Kurti potencoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në operacionet dhe projektet e NATO-s.

Ai veçoi anëtarësimin në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si një hap shumë të rëndësishëm, për çfarë Presidenti Pahor konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori