LAJMI I FUNDIT:

Dita e tretë e grevës së mjekëve amë në Maqedoni

Dita e tretë e grevës së mjekëve amë në Maqedoni

Një pjesë e mjekëve amë tre ditë me radhë po mbajnë grevë dhe nuk japin udhëzime dhe receta. Ndërsa mjekja amë Sefijane Ferati nuk e ka mbështetur grevën përshkak siç thotë nuk mund t’i kthejë qytetarët pa i kontrolluar apo dhënë recetë. Ajo thotë se kanë marrë përgjigje nga Qeveria se për tre muaj do të shqyrtohen kërkesat e tyre.

“Grevën nuk mundeshim ta përkrahim disa prej mjekëve nuk mund ta di numrin e saktë. Pacienti me të vërtetë është i sëmurë ka zor dhe vjen ne duhet ta kontrollojmë, ti japim terapi ti japim udhëzime ku duhet, ashtu raste kam pasur nuk mund të dimë cili është urgjent, ja sot kërkonin për sytë udhëzime, termine kishte dhe patjetër duhej tu japim pacientëve”, deklaroi Sefijane Ferati, mjeke amë.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se ka gjashtë muaj që po diskutohet për gjetjen e zgjidhjeve, por edhe se ndryshimet nuk bëhen në afat të shkurtër apo nën presion.


“Presionet janë të ndryshme për të arritur ndryshim brenda 3 muaj, nuk bëhet kjo. Unë e kam thënë këtë dhe po e përsëris ndryshimet nuk mund të bëhen çdo tre muaj, duhet të bëhen tash dhe të vazhdojnë për 10 vite të ardhshme. Por në të njëjtën kohë duhet të bëhen mekanzima si të kontrollohen këto reforma dhe si t’i përmirësojmë kohë pas kohe deklaroi Bekim Sali – Ministër i Shëndetësisë.

Mjekët kërkojnë rritjen kuotës financiare, “shëndetësi elektronike, fshirjen e shkallës destimuluese, rritjen e buxheteve për specialistët dhe laboratorët dhe për klinikat rurale, të mos mbyllen ordinancat e mjekëve që duan të vazhdojnë punën mbi 64 vjet”./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori