LAJMI I FUNDIT:

Rama kundërthënës, thotë se për Shqipërinë misioni i UNMIK-ut ka përfunduar, kurse lavdëron punën e shefes së këtij misioni në Kosovë

Rama kundërthënës, thotë se për Shqipërinë misioni i UNMIK-ut ka përfunduar, kurse lavdëron punën e shefes së këtij misioni në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është takuar me shefen e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, duke thënë se ka mbesa pozitive nga ky takim.

Ndonëse nuk ka bërë të ditur se ku është takuar me shefen e UNMIK-ut, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka thënë se për Shqipërinë UNMIK-u e ka përfunduar misionin në Kosovë, por në të njëjtën kohë thotë se “dialogu e ndërveprimi me zonjën [Ziadeh] dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën”.


“I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit. Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën”, ka shkruar Rama në Twitter, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ferit Hoxha, në prill të këtij viti, në mbledhjen e KS-së ku diskutohej për Kosovën, ka thënë se OKB-ja duhet të rishikojë misionin e UNMIK-ut në Kosovë, pasi që ajo nuk ka çfarë shërben më atje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori