LAJMI I FUNDIT:

Osmani për Listën Serbe: Përfaqësojnë interesat kriminale, qëllimi i tyre është tensionimi i situatës

Osmani për Listën Serbe: Përfaqësojnë interesat kriminale, qëllimi i tyre është tensionimi i situatës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot (e mërkurë), se Lista Serbe është satelit i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Presidentja shtoi se qëndrimet e Listës Serbe po i dëmtojnë më së shumti serbët që jetojnë në Kosovë.

“Lista Serbe nuk interesohet të shtyjë përpara të drejtat e komuniteteve, por interesohet të jetë satelit i Vuçiqit në këtë vend dhe kjo po i dëmton vetë serbët që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani.


Presidentja shtoi se qëllimi i tyre asnjëherë nuk është paqja e stabiliteti.

“Qëllimi i tyre është tensioni e dhuna, për të gjithë ata që kanë këto synime përgjigja jonë e vetme është sundimi i ligjit”, u shpreh Osmani në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Ajo tutje u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi.

Paralajmërimi i Osmanit për vizitë në veri, Lista serbe: Nuk ka çfarë kërkon, nuk e shohim si presidente tonën
Lexo po ashtu Paralajmërimi i Osmanit për vizitë në veri, Lista serbe: Nuk ka çfarë kërkon, nuk e shohim si presidente tonën

“Çfarë po ndodh këto ditë është se qytetarët serb po kërcënohen nga strukturat ilegale, qytetarët serb nuk frikësohen nga unë por nga udhëheqësit e organizatave kriminale të cilët i kanë bllokuar dhe po i mbajnë peng në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putinit. I ftoj qytetarët serb të mos bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi dhe tek njerëzit që i takojnë të kaluarës së Millosheviqit”, tha Osmani.

Osmani theksoi se ajo është presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori