LAJMI I FUNDIT:

Kurti i dërgon letër urimi homologes së Mbretërisë së Bashkuar, e fton ta vizitojë Kosovën

Kurti i dërgon letër urimi homologes së Mbretërisë së Bashkuar, e fton ta vizitojë Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi homologes së Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, me rastin e emërimit në kë pozitë.

Në letrën e tij, Kurti e ka ftuar Truss për vizitë në Kosovë, në mundësinë e parë të përshtatshme për të.

“Kontinenti ynë përballet me sfida të shumta, që kërkojnë një përgjigje të koordinuar dhe unë ndihem i lehtësuar nga vizioni i qartë, që e theksuat në dy takimet tona në fillim të këtij viti, ka shkruar kryeministri Kurti”, thuhet në letrën e kryeministrit.


Ai ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në luftën tonë çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal.

“Ndërsa, përballemi me pasojat e pandemisë Covid-19, krizën e energjisë dhe koston e rritur të jetesës, së bashku me autoritarizmin në rritje dhe agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne presim me padurim udhëheqjen tuaj për ta ndihmuar Evropën dhe pjesën tjetër të botës të navigojnë nëpër këto kohë të vështira”.

“Ju lutem, të jeni e sigurt se, teksa e bëni këtë, mund të mbështeteni në partneritetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin e Kosovës”, ka shkruar më tej Kurti.

Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuara Kryeministre,

Në emër të Republikës së Kosovës, ju uroj për zgjedhjen tuaj në krye të Partisë Konservatore dhe Unioniste dhe për emërimin tuaj nga Madhëria e Saj, Mbretëresha, si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

Kontinenti ynë përballet me sfida të shumta që kërkojnë një përgjigje të koordinuar dhe unë ndihem i lehtësuar nga vizioni i qartë që e theksuat në dy takimet tona në fillim të këtij viti.

Ndërsa përballemi me pasojat e pandemisë Covid-19, krizën e energjisë dhe koston e rritur të jetesës, së bashku me autoritarizmin në rritje dhe agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne presim me padurim udhëheqjen tuaj për ta ndihmuar Evropën dhe pjesën tjetër të botës të navigojnë nëpër këto kohë të vështira. Ju lutem, të jeni e sigurt se, teksa e bëni këtë, mund të mbështeteni në partneritetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin e Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar zë një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e popullit të Kosovës, sepse ju na mbështetët në luftën tonë çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal. Nuk do të harrojmë kurrë; dhe u jemi përgjithmonë mirënjohës.

Qeveria jonë po punon shumë për t’i realizuar premtimet e saj për vende pune dhe drejtësi për qytetarët tanë duke investuar në kapitalin njerëzor, duke mbyllur hendekun e aftësive përmes ringjalljes së cilësisë së arsimit tonë, dhe duke reformuar sistemin e drejtësisë.

Kryeministre, kam nderin të ju mirëpres në Kosovë në mundësinë e parë që është e përshtatshme për ju. Ju lutem, pranoni urimet e mia më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë ndërsa merrni këtë rol vendimtar në këto kohë sfiduese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Lajme
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori