LAJMI I FUNDIT:

Liz Truss formon kabinetin e ri – aleatët e saj kryesorë në postet e larta

Liz Truss formon kabinetin e ri – aleatët e saj kryesorë në postet e larta

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka formuar kabinetin e ri qeveritar, por postet e larta siç raportojnë mediet e huaja iu janë dhënë aleatëve të saj kryesorë.

Siç raportohet, Kwasi Kwarteng u bë kancelar, James Cleverly u bë sekretar i Jashtëm dhe Suella Braverman u bë sekretare e Brendshme, kjo e fundit thuhet se kishte qëndruar kundër saj në garën e lidershipit. Braverman ka zëvendësuar Priti Patel, transmeton Telegrafi.


Një nga miqtë më të ngushtë të Truss, Therese Coffey, emërohet si sekretare e Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministre.

Kabineti i saj i ri do të mblidhet përpara Pyetjeve të para të Kryeministrit më vonë.

Asnjë nga ata që e mbështetën rivalin e saj të mposhtur, Rishi Sunak, nuk do të mbetet në kabinetin e saj të plotë, me Dominic Raab, Grant Shapps, George Eustice dhe Steve Barclay që të gjithë do të kthehen në stol.

Por sekretari i shtypit i Truss tha se ndryshimet do të “unifikonin” Partinë Konservatore dhe vuri në dukje rolet e larta për pesë nga rivalët e saj drejtues: Suella Braverman, Tom Tugendhat si ministër Sigurie, Kemi Badenoch si sekretare Tregtie, Penny Mordaunt si udhëheqëse e Commons dhe Nadhim Zahawi si kancelare e Dukatit të Lancasterit.

Për herë të parë, asnjë nga katër “zyrat e mëdha të shtetit” – sikurse pozita e kryeministrit, kancelarit, sekretari të Brendshëm dhe sekretarit të Jashtëm – nuk mbahet nga një person i bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori