Bytyqi: Qytetarët nuk do ta ndjejnë rritjen e çmimeve në faturat e energjisë elektrike
Zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, theksoi se sot janë konfirmuar interesat e shtetit dhe qëndrimi konsensual se ky dimër do të jetë i vështirë, por edhe shteti ka një zgjidhje dhe i gjithë sistemi është në dispozicion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Energjia elektrike dhe termike sigurohet për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël, deri në fund të sezonit, nga prodhimi vendas. Qytetarët nuk do ta ndiejnë goditjet e çmimit në faturat e energjisë elektrike, sepse shteti tashmë subvencionon mbi 80% të faturave për qytetarët me masat që kemi vendosur para disa muajsh, të cilat nga këndvështrimi i sotëm janë dëshmuar të drejta dhe në kohë”, tha Bytyqi.
Ai përmendi se përkrahje do të marrin edhe kompanitë që janë në tregun e lirë, edhe pse janë në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, nuk do të mbeten prapa në këtë krizë dhe së shpejti do të marrin ndihmë.
“EMV rriti prodhimin e energjisë elektrike për 25% këtë vit dhe nëse nuk ka probleme të mëdha me sistemin, do të mjaftojë. Shpresoj që ky mësim të mos harrohet shpejt, por interesat e qarta shtetërore, si tani ashtu edhe në të ardhmen, të jenë në fokusin tonë dhe realizimi i tyre të jetë prioritet, pavarësisht se kush është përgjegjës për shtetin në këtë moment. Dhe ato janë (por jo vetëm) – energjia, ushqimi, uji dhe arsimi”, shkruan Bytyqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251