LAJMI I FUNDIT:

Ja ku mund ta shikoni eventin e Apple

Ja ku mund ta shikoni eventin e Apple

Ngjarje tjetër e madhe e produkteve të Apple është caktuar për 7 shtator. Është ngjarja e tretë live e kompanisë për këtë vit, dhe presim të shohim mjaft njoftime të mëdha, nga linja e iPhone 14 tek një model i ri Apple Watch “Pro” deri te gjenerata e ardhshme e AirPods Pro – plus një mori gjërash të tjera.

Siç bëhet e ditur, ngjarja po mbahet fizikisht me anëtarë të zgjedhur të medias, por gjithashtu do të transmetohet në internet për të gjithë të tjerët.

Këtu janë detajet që ju të shikoni ngjarjen nga kudo që të jeni.


Kur fillon eventi i Apple?

Eventi i Apple pritet të fillojë më 7 shtator në orën 19:00 me kohën në Kosovë.

Ku mund ta shikoni eventin e Apple?

Një transmetim i drejtpërdrejtë për eventin e Apple do të jetë i disponueshëm në Apple.com, në kanalin e YouTube të Apple dhe në aplikacionin Apple TV.

Nëse nuk mund ta arrini në kohë, një regjistrim i ngjarjes zakonisht ofrohet menjëherë më pas në YouTube.