LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Një e mitur që sot do të duhej të ishte në shkollë ndodhet në strehimore, e kjo shkaku i një krimi

Kurti: Një e mitur që sot do të duhej të ishte në shkollë ndodhet në strehimore, e kjo shkaku i një krimi

Policia e Kosovës ka shënuar sot 23 vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe diplomatë të huaj.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Albin Kurti tha se zyrtari policor në çdo ditë të punës e ka detyrën e profesionit më fisnik atë të mbrojtjes së qytetarëve.


Kurti përmendi edhe rastin e 11 vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga disa persona gjatë muajit qershor dhe gusht.

​Shënohet 23 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, krerët e shtetit u kërkojnë të jenë në nivel të sigurisë në çdo cep e kudo
Lexo po ashtu ​Shënohet 23 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, krerët e shtetit u kërkojnë të jenë në nivel të sigurisë në çdo cep e kudo

Ai përpara pjesëmarrësve tha se vajza që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose të gjashtë, ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga dhunuesit.

“Javën që shkoi ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë ku një vajzë e mitur qe sot do të duhej të ishte në bankat shkollore ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga 5 dhunues. Prandaj nga ju pritet të jeni në nivel të sigurisë në çdo cep e kudo. Trasoni rrugët lehtësisht të kalueshme për të gjithë. Për këtë kohë sa bashkëpunojmë jeni dëshmitarë se jeni të pa kompromis ndaj krimit nuk jeni ndal ndonëse nga bandat e ndryshme janë drejtuar armët dhe janë shkrepur plumbat”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori