LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e foshnjës katër muajshe në Istog

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e foshnjës katër muajshe në Istog

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e foshnjës katër muajshe në fshatin Serbobran të Istogut.

Foshnja e cila kishte ndërruar jetë rreth një muaj më parë (8 gusht 2022), është zhvarrosur të hënën dhe trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Vdes foshnja katër muajshe në Istog
Lexo po ashtu Vdes foshnja katër muajshe në Istog

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë që të bëhet zhvarrosja ( e cili ka ndodhur dje) dhe trupit të pajetë të foshnjës t’i bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

“Gjithashtu janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për t’u sqaruar të gjitha rrethanat e vdekjes së kësaj foshnje”, ka thënë Nikçi.

Lajmin për vdekjen e foshnjës e kishte konfirmuar për Telegrafin edhe Policia e Kosovës.

“Më datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete”.

“Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informuar mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori