LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e mirë për të përdorur bukën bajat: Tortë e njelmët me proshutë, djathë dhe kikirikë

Mënyra më e mirë për të përdorur bukën bajat: Tortë e njelmët me proshutë, djathë dhe kikirikë

Përgatitet shpejt dhe është shumë e shijshme

Ju mund ta përdorni bukën e vjetër në shumë mënyra, më shpesh si bazë për sandviçë të nxehtë. Por ka shumë mënyra më interesante.

Si ju duket një tortë e shijshme me proshutë, kastravec, djathë dhe rigon? Dhe nga lart – kikirikë.


Provojeni dhe shikoni vetë! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 bukë bajat apo bukë e prerë,
– 300 – 400 gramë ajkë të thartë,
– një tufë e vogël fletësh majdanozi,
– pak rigon,
– 3 thelpinj hudhre,
– 1 copë djathë rreth 100 gramë,
– 150 gramë proshutë,
– 1 kastravec,
– pak kikirikë të grirë.

Përgatitja:

Në ajkë të thartë shtoni majdanozin e grirë, hudhrën, rigonin dhe djathin dhe të gjitha përzieni mirë. Ajkën mund ta zëvendësoni me djathë të butë.

Në një tepsi të rrumbullakët apo katrore vendosni letër për pjekje dhe në të radhisni fetat e bukës, hiqjani koren, përdorni vetëm tulin.

Lyeni me ajkë të thartë dhe rendisni proshutën. Sipër vendosni sërish ajkë, bukë, ajkë, kastravecët e vegjël të prerë, ajkë, proshutë, ajkë, bukë.

Mbuloni me folie të tejdukshme dhe lërini të ftohen 2 – 3 orë apo gjatë gjithë natës.

E kthejmë në një tepsi, e mbulojmë me ajkë dhe e spërkasim me kikirikë të grirë. /Telegrafi/