LAJMI I FUNDIT:

Wahlberg praktikon një shprehi të pazakontë dhe e bën akoma pa gdhirë

Wahlberg praktikon një shprehi të pazakontë dhe e bën akoma pa gdhirë
(Foto: Instagram/markwahlberg)

Aktori hollivudian, Mark Wahlberg, ka një shprehi të pazakontë, atij i pëlqen të ushtrojë në orën 4:00 të mëngjesit.

Derisa të gjithë janë duke fjetur, ylli i filmit të ri të Netflix, “Me Time”, është duke ushtruar dhe ka postuar një video në Instagram në të cilën shfaqet duke bërë stërvitje.


“Klubi i orës 4:00 të mëngjesit është kthyer”, shkroi ai, më pas një zë jashtë kamerës dëgjohet duke thënë: “Shënoni sa kohë keni qenë këtu”.

Wahlberg përgjigjet: “Që nga ora 4:00 e mëngjesit”, për të cilën shoku i tij i bën një fotografi nga dritarja dhe shton: “Jashtë ende nuk ka gdhirë”.

Kate Moss u ndje 'e cenuar dhe e frikësuar' gjatë xhirimit për Calvin Klein me Mark Wahlberg
Lexo po ashtu Kate Moss u ndje 'e cenuar dhe e frikësuar' gjatë xhirimit për Calvin Klein me Mark Wahlberg

Një i pasionuar i fitnesit, aktori është bashkëthemeluesi i ‘Performance Inspired Nutrition’ dhe një investitor në regjimin e popullarizuar të fitnesit, ‘F45 Training’.

Këtë javë ai ka publikuar edhe fotografi, ku shfaqet pa këmishë dhe ka treguar se është kthyer në formë të shkëlqyer. Gjegjësisht, vitin e kaluar atij iu desh të shtonte rreth 15 kilogramë për rolin e tij në filmin “Father Stu”.

“Do thosha se është më e lehtë të qëndrosh në formë sesa të vish në formë. Kam shtuar pothuajse 15 kilogramë, ishte shumë e vështirë. Nuk po bëhem më i ri”, ka komentuar ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori