LAJMI I FUNDIT:

​Bislimi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë: Këtu shihet fytyra e vërtetë e Serbisë

​Bislimi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë: Këtu shihet fytyra e vërtetë e Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se do të insistojnë se çdo të drejtë që Serbia kërkon për qytetarët serbë në Kosovë, të njëjtat t’i kenë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Gjatë vizitës zyrtare në Luginë të Preshevës, Bisilimi tha se letra e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, tregon se në këtë periudhë kohore, kur s’ka zgjedhje të merren vendime të mëdha, që nënkupton arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke.


Ai tha se në Luginë të Preshevës shihet fytyra e vërtet e Serbisë, ku diskriminohen shqiptarët.

Bislimi tutje tha se një temë me rëndësi në Bruksel do të jetë edhe garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serbë në Kosovë.

“Ka ardh momenti kur mund t’i tregojmë gjithë Evropës si fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë meqë mendojmë që s’ka asnjë regjion në Evropë ku popullata ende në vitin 2022 lufton për tekste mësimore për të drejta bazike, lufton për përfaqësim qoftë minimal nëpër institucione shtetërore”, tha Bislimi.

Ndryshe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, në kuadër të vizitës së tyre në Luginën e Preshevës, kanë shpërndarë edhe libra në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit dhe shkollën “ Zenel Hajdini” në Komunën e Preshevës.

Për këtë vit shkollor, Qeveria ka ndarë mjete për blerjen e librave prej klasës së parë deri në të tetën për nxënësit në Luginë të Preshevës./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori