LAJMI I FUNDIT:

Liz Truss emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss është emëruar si pasuese e Boris Johnson, duke u bërë kryeministrja e 56-të e Mbretërisë së Bashkuar.

Në një shkëputje nga tradita, Johnson dhe pasardhësi i tij do të shkojnë në Balmoral – në vend të Buckingham Palace – për emërimin e kryeministrit të ri.


Mbretëresha do të presë Johnsonin, ku ai do të japë zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Fjalët e para të Liz Truss, pasi është emëruar si kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar
Lexo po ashtu Fjalët e para të Liz Truss, pasi është emëruar si kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar

Më pas, ajo do të ketë një audiencë me liderin e ri konservator, ku ajo do të ftohet për të formuar një qeveri.

Kabineti i mundshëm i Truss ka qenë subjekt i spekulimeve të furishme, por komentuesit në dukje janë të bashkuar në besimin se Sekretari i Biznesit, Kwasi Kwarteng, do të bëhet kancelari i saj.

Mediat britanike shkruajnë se kriza energjetike do të jetë në qendër të fjalimit të Truss nga Downing Street, të cilën ajo ka të ngjarë ta mbajë të martën.

Ekziston gjithashtu një pritje në rritje që kryeministri i ardhshëm do të bëjë një vizitë të hershme në Kiev për të treguar mbështetje për Ukrainën.

Sidoqoftë, Truss do të përballet me një numër “telashesh” kur të mbërrijë në Downing Street, veçanërisht çfarë të bënte për koston e jetesës që vazhdon të rritet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Azia
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Kalo në kategori