LAJMI I FUNDIT:

Moti i favorshëm, mbushen plazhet në Shqipëri edhe gjatë shtatorit

Moti i favorshëm, mbushen plazhet në Shqipëri edhe gjatë shtatorit

Pushuesit zgjedhin shtatorin për pushime për qetësinë dhe çmimet që ofrohen.

Kushtet e favorshme atmosferike kanë bërë që edhe kjo  fundjavë të jetë e frekuentuar nga pushuesit në Shëngjin.

Shtatori mbetet një muaj preferencial për të pushuar, pikërisht për qetësinë që të ofron dhe kushtet atmosferike.


Kushtet e mira akomoduese, pastërtia dhe mikpritja janë disa nga arsyet pse shumë pushues zgjedhin Shëngjinin.

Në këtë periudhë të vitit pushuesit thonë se gjejnë oferta më të lira.

Fundi i sezonit veror duket se është ende larg edhe në Durrës.

Të favorizuar edhe nga temperaturat e larta, të shumtë janë pushuesit që kanë frekuentuar bregdetin e Durrësit këtë të diel shtatori.

80% e hotelerive në Durrës sipas operatorëve turistik janë të prenotuara nga pushues vendas, por edhe turistë të huaj deri në fillim të tetorit.

Në  këtë periudhë të vitit pushuesit thonë se gjejnë më shumë pastërti, qetësi dhe oferta më të lira.

Nuk janë vetëm frekuentues ditor. Shumë prej tyre po kalojnë edhe pushime të gjata.

Përgjatë këtij sezoni Durrësi u përball me një fluks të lartë turistësh, duke tejkaluar edhe atë të vitit 2019./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori