LAJMI I FUNDIT:

Erling Haaland po ngacmohet nga shokët e skuadrës me nofkën ‘Daemon’ pasi ngjan shumë me personazhin e “House of the Dragon”

Erling Haaland po ngacmohet nga shokët e skuadrës me nofkën ‘Daemon’ pasi ngjan shumë me personazhin e “House of the Dragon”
Foto: The Sun

Erling Haaland ka fituar një pseudonim të ri pas ardhjes së tij në Manchester City.

Nuk ka të bëjë fare me dy ‘hat-trickët’ që ka shënuar këtë sezon, por me serialin e ri televiziv të quajtur ‘House of the Dragon’, shkruan The Sun.


Duke theksuar ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me personazhin Daemon Targaryen, bashkëlojtarët e Haalandin në Manchester City tani po e quajnë ndërkombëtarin norvegjez ‘Daemon’.

Foto: The Sun

“Disa nga lojtarët janë tifozë të mëdhenj të ‘House of Dragon’ dhe ata i kanë përmendur Erlingut se sa shumë i ngjan Daemonit”, tha një burim i brendshëm i klubit për The Sun.

“Ai e do këtë shaka dhe mendon se është qesharake. Daemon është i paparashikueshëm dhe po ashtu edhe Erling, kështu që edhe personalitetet e tyre përshtaten”, tregoi burimi brenda klubit.

Huazimi i Sergio Regulionit në Atletico Madrid bëhet temë e shumëpërfolur, por jo edhe aq sa e dashura e tij joshëse
Lexo po ashtu Huazimi i Sergio Regulionit në Atletico Madrid bëhet temë e shumëpërfolur, por jo edhe aq sa e dashura e tij joshëse

Haaland ka pasur një hov të madh suksesi në fushën e gjelbër pas lëvizjes së tij nga Borussia Dortmund. Ai tashmë ka shënuar nëntë herë në vetëm pesë ndeshje në Ligën Premier, duke përfshirë dy ‘hat-trick’ në më pak se një javë.

Foto: The Sun

“Kur City bleu Erlingun, të gjithë folën për atë që ai ka bërë në të kaluarën”, tha trajneri i tij Pep Guardiola pas fitores 6-0 të Sky Blues ndaj Nottingham Forest të mërkurën.

“Ajo që ne donim të bënim është ta ndihmonim atë. Shpresojmë që ai të kënaqet dhe të shënojë më shumë gola”, tha tutje ai.

"Inventing Anna", seriali i ri i Netflixit që ka obsesionuar miliona njerëz në botë - bazohet në ngjarjen e vërtetë të mashtrueses Anna Delvey
Lexo po ashtu "Inventing Anna", seriali i ri i Netflixit që ka obsesionuar miliona njerëz në botë - bazohet në ngjarjen e vërtetë të mashtrueses Anna Delvey

“Atë që ai ka bërë në Norvegji, Austri dhe Gjermani, ai përpiqet ta bëjë këtu. Ai është i talentuar, ne e dinim”, përfundoi Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori