LAJMI I FUNDIT:

Dave Chappelle thotë se përpara shuplakës në “Oscars”, Will Smith për 30-të vite krijoi përshtypjen e një njeriu të përsosur

Dave Chappelle thotë se përpara shuplakës në “Oscars”, Will Smith për 30-të vite krijoi përshtypjen e një njeriu të përsosur

Në skenën e Liverpool të enjten mbrëma (1 shtator), Dave Chappelle mbajti një vlerësim thumbues të shuplakës së Oscars të dëgjuar ‘në mbarë botën’.

Chappelle është në mes të një turneu të përbashkët komedi me Chris Rock, i cili në mars u godit me shuplakë teksa prezantonte në skenë në Academy Awards nga aktori Will Smith.

“Shumë njerëz harrojnë se kush është Will Smith”, tha Chappelle në skenë në M&S Bank Arena të Liverpoolit, sipas gazetës britanike të lajmeve, The Telegraph, shkruan CNN.


Foto: Getty Images

“Pastaj 10 minuta para se të merrte çmimin më të madh… ai sillej sikur të ishte kthyer në Filadelfia”, kishte thënë komediani tutje.

Smith fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij si Richard Williams, babai i Venus dhe Serena Williams, në filmin “King Richard”.

Foto: Getty Images

Por fitorja e tij u la në hije nga sjellja e tij atë natë, e cila u dënua nga Akademia dhe i dha Smith një ndalim 10-vjeçar në aktivitetet e tyre.

“Will la përshtypjen e një personi të përsosur për 30 vjet, dhe ai hoqi maskën e tij dhe na tregoi se ishte po aq i shëmtuar sa ne të tjerët”, tha Chappelle.

Foto: Getty Images

“Sido që të jenë pasojat… Shpresoj që ai të mos e vendosë përsëri maskën e tij dhe ta lërë fytyrën e tij të vërtetë të marrë frymë…Unë e shoh veten tek të dy burrat”, ka deklaruar 49-vjeçari.

Chris Rock zbulon se iu kërkua të ishte nikoqir i “Oscars” pas shuplakësh famëkeqe të Will Smith, por ai ka refuzuar ofertën
Lexo po ashtu Chris Rock zbulon se iu kërkua të ishte nikoqir i “Oscars” pas shuplakësh famëkeqe të Will Smith, por ai ka refuzuar ofertën

Chappelle i bëri komentet gjatë shfaqjes së parë nga tre si pjesë e turneut të tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë dy data radhazi të planifikuara këtë fundjavë në arenën O2 të Londrës, me data shtesë të planifikuara në të gjithë Evropën.

Rock thuhet se e adresoi gjithashtu shuplakën, duke bërë shaka se Smith “më goditi për një shaka, shakaja më e bukur që kam thënë ndonjëherë”.

Foto: Getty

Në ceremoninë e 27 marsit të “Oscars”, përpara se të fitonte çmimin për aktorin më të mirë, Smith, 53 vjeç, doli në skenë dhe goditi Rockun gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, për një shaka që Chris bëri për kokën e rruar të gruassë Will, Jada Pinkett Smith.

Në korrik, Smith foli për incidentin në një video të postuar në Instagram, duke thënë se ishte “thellësisht i penduar” për incidentin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori