Reperi i njohur, Gjiko ka bërë një reagim mbi ngjarjen e tmerrshme të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona.
Përmes disa postime, reperi nga Peja ka thënë se përderisa po paragjykona si artistë për ndikim negative ndaj fëmijëve, ai tha se ata kanë qasje në faqe pornografike e nuk kanë asnjë pikë kontrolli nga prindërit.
“Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe artistët internacional. Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë, shumica e projekteve janë për moshën mbi 16-vjeçare”, është shprehur reperi fillimisht.
“Askush nuk investon në programe televizive për fëmijë edhe adoleshent sepse nuk janë përfituese për këtë arsye, Fëmijë dhe adoleshent nuk kanë çfarë të bëjnë përveç se me shiku emisione për të rritur (debate, skandale, lajme, seriale ose ‘Mashen’ rusisht)”, tha tutje Gjiko.
Reperi ndërkohë tha se secili po shikon ta hedh fajin tek tjetri, duke mos marrë përgjegjësin që u takon.
“Çka kom vënë re këto ditë është që secili njëri-tjetrit po ia lenë fajin. Femrat po ua lënë meshkujve, meshkujt femrave, populli fajin qeverisë, e qeveria politikanëve, e politikani ja hedh fajin politikanit tjetër. Do të thotë faji gjithmonë jetim”, u shpreh artisti.
Në një tjetër postim, krijuesi i hiteve ka folur edhe për akuzat ndaj tij që u rikthyen në vëmendje sërish.
“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Të gjithë ju që po më paragjykoni, po më thoni pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E faturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë të gënjej. Për mu si të gënjesh si të dhunosh, e njëjta marre është. Falënderoj të gjithë ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë. Drejtësia ka me fol”, tha ndër tjera reperi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit