LAJMI I FUNDIT:

MF: Sigurohen 100 milionë euro për ballafaqim me krizën energjetike dhe investime kapitale në RMV

MF: Sigurohen 100 milionë euro për ballafaqim me krizën energjetike dhe investime kapitale në RMV

Më shumë se 100 milionë euro janë siguruar nga shteti për përballje me krizën energjetike dhe investimet kapitale për përmirësimin e infrastrukturës komunale në komuna. Dje në mbledhjen e qeverisë janë miratuar vendimet, qëllimi përfundimtar i së cilës është përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve, informojnë nga Ministria e Financave.

Me vendimin, nga sot EMV-së i vihen në dispozicion 3,1 miliardë denarë ose rreth 50 milionë euro me qëllim që kompania të rrisë prodhimin dhe të sigurojë sasi shtesë të energjisë elektrike.


“EMV-ja do ta shfrytëzojë përkrahjen financiare edhe për furnizim me lëndë të para, si thëngjill, mazut dhe të tjera që janë në funksion të përkrahjes së vazhdimit të prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizimit të pandërprerë me energji elektrike. Kjo është në drejtim të masave të ndërmarra për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike në një periudhë të krizës globale energjetike”, thonë nga Ministria e Financave.

Njëkohësisht, janë paraparë mjete në vlerë prej 50 milionë euro për realizimin e investimeve kapitale për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave. Këto mjete shteti do t’i sigurojë nga Banka Evropiane e Investimeve ndërsa komunat do t’i marrin si donacion. Me këtë shteti i ndihmon dukshëm komunat në realizimin e projekteve kyçe të infrastrukturës në kohë krize.

“Dje në mbledhjen e Qeverisë u miratua propozim ligji, i cili mundëson sigurimin e mjeteve, që duhet të miratohet nga deputetët në periudhën e ardhshme. Projekti synon përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe është pjesë e politikës së Qeverisë për zhvillim të barabartë rajonal”, informojnë nga MF.

Këto mjete do të destinohen për rehabilitimin, modernizimin dhe zgjerimin, përkatësisht ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë, siç janë: furnizimi me ujë; stacionet e trajtimit të ujit; rrjetet kryesore të transmetimit të ujit të papërpunuar ose të pastruar; rrjetet e furnizimit me ujë duke përfshirë stacionet e pompimit dhe kyçjet e shtëpive; matjen me shumicë edhe të konsumatorëve dhe masat e efikasitetit të energjisë.

“Më tutje, mjetet që do të shfrytëzohen dhe për rehabilitimin, modernizimin dhe zgjerimin, përkatësisht ndërtimin e infrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza, siç janë rrjetet e kanalizimeve duke përfshirë kyçjet nëpër shtëpitë dhe stacionet e pompimit, stacionet e pastrimit. Njëkohësisht, rëndësi kanë edhe investimet e parashikuara kapitale për rehabilitimin, modernizimin dhe zgjerimin, përkatësisht ndërtimin e sistemit të kanalizimeve atmosferike dhe masat e emergjente për mbrojtjen nga përmbytjet”, potencojnë nga Ministria e Financave.

Implementuesi i projektit do të jetë Ministria e Mjedisit Jetësor, ndërsa shfrytëzuesit e mjeteve do të jenë komunat dhe qyteti i Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori