LAJMI I FUNDIT:

Është vërshuar edhe një pjesë e Klinikës për Mjekim Intensiv në Shkup, pacientët do të dërgohen në spitale tjera

Është vërshuar edhe një pjesë e Klinikës për Mjekim Intensiv në Shkup, pacientët do të dërgohen në spitale tjera

Është mbyllur përkohësisht Klinika për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, pasi një pjesë e hapësirave janë përmbytur pas stuhisë së djeshme, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikë ka mbërritur edhe një njoftim zyrtar i nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Ju njoftojmë se për shkak të problemeve teknike të repartit të terapisë intensive të Klinikës për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv dhe trajtim do të dërgohen në institucionet publike shëndetësore në vijim, deri në sanimin e dëmeve: pacientët nga Shkupi do të dërgohen në spitalin “8 Shtatori” dhe “Naum Ohridski”; pacientët nga Maqedonia Lindore në Spitalin e Shtipit; pacientët nga Maqedonia qendrore në Spitalin e Manastirit; pacientët nga Maqedonia perëndimore në spitalin e Tetovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


Ndryshe, reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar dëme të mëdha në Shkup. Dje Bashkia e Shkupit mbajti mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave, pas situatës së krijuar në kryeqytet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori