Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se para pak javë është ftuar nga Policia e Kosovës për mos-kthimin në punë të një personi të akuzuar për ngacmim seksual (pedofili) i cili ishte liruar nga gjykata dhe kishte dorëzuar Kallëzim penal ndaj tij.
“Para disa viteve, kishim një rast të një mësimdhënësi në një shkollë fillore në Prishtinë i cili kishte prekur një vajzë nxënëse në mënyrë të papranueshme. Me lajmërimin në polici ishte ngritur aktakuzë ndaj personit në fjalë. Pas disa takimeve me drejtoreshën dhe me prindër kuptova që ky nuk ishte rasti i pare”.
“Disa vite më pas nga gjykata ma sollën vendimin e formës së prerë që personi në fjalë ishte liruar dhe duhet kthyer në punë. Refuzoja edhe pse juristët më thonin se rrezikoja dënim edhe me gjobë (personale) por edhe me burg. Po ashtu personi në fjalë përmes një familjari më kishte kërcënuar edhe personalisht”, tregon Ahmeti.
Në këto rrethana ish-kryetari i Prishtinës thotë se kishte marrë vendim për kthimin në vend të punës sipas vendimit të gjykatës dhe menjëherë suspendimin me vendim të kryetarit në procedurë të brendshme të këtij personi.
“Ky person sipas meje nuk duhej as edhe një minutë të kaloj në shkollë”.
Ahmti thotë se pasi përfundoi mandatin, kishte marrë ftesë nga policia sipas kallëzimit penal që i kishte bërë personi dhe me urdhër të prokurorit të intervistohem për mos zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e personit në fjalë.
Sipas tij koha është për legjislacion të regjistrit të shkelësve seksual (sexual offenders).
“Reagimet dhe marrja e përgjegjësise për raste individuale janë të domosdoshme. Por edhe më e domosdoshme është marrja e iniciativave për politika e legjislacion. Me këtë nuk zhduken kriminelët por identifikohen e parandalohen më lehtë. Në SHBA lista është publike ku njerëzit e dijnë kur dikush është në lagjen e tyre. Në BE vetëm Policia ka qasje por çdo lëvizje e vendbanimit të një personi të tillë duhet të lajmërohet në policinë lokale”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij