LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër dhunës seksuale, qytetarja: Sot këtu kam dal për vajzën time

“Oj Kosovë oj vdekja ime”, ishte njëra ndër pankartat me të cilat mijëra qytetarë kanë protestuar në sheshin“Zahir Pajaziti”, në Prishtinë pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares për shtatë orë nga pesë persona.

Protestuesit e indinjuar me rastin,  hedhën edhe ngjyrë të kuqe mbi institucionet e Kosovës, si në Këshillin Gjyqësor, tek zyra e Prokurorit të Shtetit, Qeverinë e Kosovës e Ministria e Drejtësisë.


“Oj Kosovë, oj Vdekja Ime!!!” një pankartë tjetër e protestuesve// Foto: Telegrafi.com

Në lidhje me këtë protestuesi Edi Gashi, tha për Telegrafin se kjo gjendje duhet të marr fund dhe nuk duhet më në Kosovë , të shëtitën të lirë ngacmues seksual të tillë.

“Kjo gjendje duhet të marr fund sepse nuk mund të shkojë më tej. Dikush që ngacmon seksualisht një vajzë dhe shëtitë i lirë nuk është normale. Nuk ka moment, është mëkat është vetëm një fëmijë”, tha ai.

Protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe tek zyrja e Prokurorit të Shtetit // Foto: Telegrafi.com

Kurse Zylfie Gërlica, u shpreh se në protestë doli për fëmijët e saj, për shkak se ndihet shumë e mërzitur pas dhunimit të 11 vjeçares.

“Të gjithë kemi fëmijë, vajza dhe djem të cilët duhet t’i edukojmë. Unë si nënë ndihem shumë keq kur dëgjoj kësij lloj ngjarjesh, ndihem e indinjuar është shumë e mërzitshme sepse edhe unë kam vajzë. Unë ju bashkëngjita protestës për vajzën time”, deklaroi ajo.

“Bubi mos e lsho protestuesin, qkyje krejt!!!”, njëra prej pankartave të protestës // Foto: Telegrafi.com

Në anën tjetër Arjeta Krasniqi, theksoi faktin se në protestë kishte dalë për  shkak se edhe vetë ndihet e  frikësuar të dalë në rrugë pas këtij rasti.

“Sot kam dalë këtu për të gjithë ato vajza dhe gra të cilat nuk kanë mundësi të dalin këtu dhe ta ngritin zërin e tyre. Jam dalë për ato gra të cilat janë të dhunuara dhe tanimë iu ka shterrur zëri. Kam dalë edhe për vete sepse po ndihëm e rrezikuar në që hap që po e bëjë”, u shpreh Krasniqi.

“Viktima nuk ka faj”, “Burgim të përjetshëm” – gjithçka nga protesta e sotme kundër dhunës ndaj grave e vajzave
Lexo po ashtu “Viktima nuk ka faj”, “Burgim të përjetshëm” – gjithçka nga protesta e sotme kundër dhunës ndaj grave e vajzave

Protesta u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Kolektiv, ku ata paraqitën tri kërkesa kryesore, si: krijimi i mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet të mbijetuarat e dhunës, trajtimi i drejtë i rasteve dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimi dhe përdorimi i sprejit irritues për vetëmbrojtje.

Protestuesit në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë //Foto: Telegrafi.com

Ditë më parë një 11 vjeçare u dhunua në Prishtinë nga pesë persona. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Nga pesë të arrestuarit tre janë të mitur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori