Nuk ka pasur një qëndrim kaq joserioz ndaj Gjykatës Kushtetuese në gati 60 vitet e fundit të ekzistencës së saj. Pyes veten nëse deputetët e dinë se cili është roli i kësaj gjykate dhe kujt i përshtatet kjo situatë? Është vërtet e pakuptueshme pse nuk e respektojnë Kushtetutën, thotë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, pret që deputetët të fillojnë punën “që nga nesër”, nëse është e nevojshme edhe nga 20 orë punë, që përfundimisht të zgjedhin gjyqtarët kushtetues që Gjykatës të mos i vendoset dryni.
Kacarska për “Sloboden Peçat” tha se nuk ka ndërmend të takohet me kryetaren e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime apo me kryetarin e Kuvendit për të përshpejtuar zgjedhjen e gjyqtarëve sepse beson se ata i dinë përgjegjësitë e tyre.
Kryetarja e Komisionit, Marija Gjeorgievska, sot pret që kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve parlamentare të pajtohen për dinamikën e punës së Kuvendit dhe shpreson se do të përshpejtohet zgjedhja e gjyqtarëve.
Ajo kujton se deputetët duhet t’i kishin përfunduar obligimet për përzgjedhjen e gjyqtarëve një vit më parë.
“Ne po punojmë në kufirin e një kuorumi me pesë gjyqtarë, ndërsa Kushtetuta parashiko nëntë. A duhet të ndodhë diçka me një nga gjyqtarët dhe t’i vendosim drynin Gjykatës Kushtetuese? Nuk ka asnjë autoritet tjetër që ka kompetencën tonë për të kontrolluar ligjet që miratohen apo për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Askush nuk u ka dhënë deputetëve të drejtën të ngatërrohen me Kushtetutën dhe është vërtet e pakuptueshme pse nuk e respektojnë?”, pyeti Kacarska.
Ajo shton se një joseriozitet i këtillë nuk është parë në 60 vitet e ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite