LAJMI I FUNDIT:

Tjetër rast i sulmit seksual në Prishtinë, dy persona e fusin me forcë në veturë një grua

Tjetër rast i sulmit seksual në Prishtinë, dy persona e fusin me forcë në veturë një grua
Foto: Arkiv

Pas rastit të së shtunës ku një vajzë 11 vjeçare dyshohet se u dhunua nga pesë persona për shtatë orë rresht, një tjetër rast ka ndodhur të dielën pasdite në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dielën rreth orës 16:00 në rrugën “Agim Ramadani” ka ndodhur një sulm seksual ndaj një gruaje.


“Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.

Policia: Katër persona të dyshuar për rastin e dhunimit janë arrestuar, jemi në kërkim të personit të pestë
Lexo po ashtu Policia: Katër persona të dyshuar për rastin e dhunimit janë arrestuar, jemi në kërkim të personit të pestë

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera shtesë rreth rastit. Kujtojmë se për rastin e së shtunës deri tani janë arrestuar katër persona ndërkaq i dyshuari i pestë është ende në arrati.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj, ndaj dy personave se së bashku me tre të tjerë dhunuan një të mitur gjatë së shtunës. /Telegrafi/