LAJMI I FUNDIT:

PSG ndalet në shtëpi nga Monaco

PSG ndalet në shtëpi nga Monaco

Paris Saint-Germain ka barazuar 1-1 në shtëpi me Monacon në kuadër të javës së katërt në Ligue 1.

Pas vetëm 20 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Kevin Volland që u asistua prej Aleksandr Golovin.

Me këtë gol të vetëm , skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.


Në pjesën e dytë, PSG ia doli t’i barazonte shifrat, por që në fund morën vetëm një pikë.

Ishte minuta e 70-të e takimit, kur parisienët fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Neymar.

Deri në fund, kampioni në fuqi i Ligue 1 tentoi që nga ky takim të largohej me tre pikë, por që Monaco ishte i konsoliduar në fazën defanzive.

Pas javës së katërt, PSG ka dhjetë pikë, aq sa kanë edhe Marseille dhe Lens, ndërsa në xhiron e pestë do kenë punë me Toulousen. /Telegrafi/