LAJMI I FUNDIT:

Osmani pret në takim ambasadorin e SHBA-së, bisedojnë për sigurinë dhe energjinë

Osmani pret në takim ambasadorin e SHBA-së, bisedojnë për sigurinë dhe energjinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidences, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për vazhdimin e koordinimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe të ShBA-ve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim


Poashtu, në njoftim thuhet se, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë.

Kujtojmë gjatë ditës ambasadori amerikan bashkë me një delegacion nga SHBA janë takuar edhe me ministrin e Punëve të Brendshme.

Sipas një njoftimi të MPB-së, në atë takim është diskutuar mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi./Telegrafi/