LAJMI I FUNDIT:

Publikohen dokumentet e gjykatës që dërguan në kontrollin e pronës së Trumpit në Florida

Publikohen dokumentet e gjykatës që dërguan në kontrollin e pronës së Trumpit në Florida

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka lëshuar një deklaratë të redaktuar që është përdorur më 8 gusht për të justifikuar një kontroll në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Florida, Mar-a-Lago.

Dokumentet kanë 38 faqe, por pjesa më e madhe e tyre është e errët, raporton cnn.

Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trump?
Lexo po ashtu Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trump?

Përmenden dokumentet sekrete që Trump i nxori nga Shtëpia e Bardhë, të cilat iu dorëzuan Arkivit Kombëtar në muajin maj, ku 14 nga 15 kutitë dyshohet se përmbanin informacion të klasifikuar.


Sipas dokumenteve të gjykatës që sapo janë publikuar, 67 dokumente janë shënuar si “konfidenciale”, 92 si “sekret”, dhe 25 si “tepër sekret”.

Në seksionin e dokumenteve sekrete, thuhet se në bazë të një ekzaminimi paraprak, kutitë përmbajnë “shumë shënime konfidenciale, së bashku me të gjitha llojet e gazetave, revistave, artikujve të gazetave të shtypura, fotografive, printimeve të ndryshme, shënimeve, korrespondencës presidenciale, personale dhe të dhënat post-presidenciale”.

“Shqetësimi më i madh ishte se të dhënat shumë të klasifikuara ishin të shpërndara, të përziera me të dhëna të tjera dhe të identifikuara ndryshe,” sipas dokumenteve të gjykatës.

A mundet që hetimi i FBI-së ndaj Trump t’ia ndalojë kandidimin për president në vitin 2024?
Lexo po ashtu A mundet që hetimi i FBI-së ndaj Trump t’ia ndalojë kandidimin për president në vitin 2024?

Shtohet se disa nga letrat që u gjetën duket se përmbajnë shënime të shkruara me dorë të ish-presidentit.

Ishin këto dokumente gjyqësore që e bindën gjyqtarin Bruce Reinhart se kishte justifikim për të kontrolluar Mar-a-Lago.

Dokumentet arrijnë në përfundimin se “ka arsye të arsyeshme për të besuar se lokalet do të përmbajnë prova të kontrabandës, produkte të krimit që mund të kenë vlerë provuese ose sende të tjera të zotëruara në mënyrë të paligjshme” që shkelin tre ligjet federale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori