LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg thotë se kufjet e ardhshme të realiteti virtual do të vijnë në tetor

Zuckerberg thotë se kufjet e ardhshme të realiteti virtual do të vijnë në tetor

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg ka konfirmuar se kufjet e ardhshme të realitetit virtual të Meta-s do të mbërrijnë në tetor.

Zuckerberg i bëri komentet në podcast-in e Joe Rogan, duke treguar se pajisja – pothuajse me siguri kufjet me emrin “Project Cambria” – ka gjasa të lansohet rreth ngjarjes vjetore Connect të kompanisë, transmeton Telegrafi.


“Për pajisjen tjetër që do të dalë në tetor, ka disa veçori të mëdha”, tha Zuckerberg, duke diskutuar kufjet VR në fillim të podcastit.

Ai vazhdoi të përshkruante opsionet e reja sociale që do të mundësoheshin nga gjurmimi i syve dhe i fytyrës.

“Aftësia për të pasur tani një lloj kontakti me sy në realitetin virtual”, tha Zuckerberg si pjesë të listës së veçorive.

“Fytyra juaj do të gjurmohet në atë mënyrë avatari juaj – nuk është vetëm kjo gjë e palëvizshme, por nëse buzëqeshni, nëse rrudhni fytyrën ose nëse varni buzët, ose çfarëdo qoftë shprehja juaj, përkthejeni atë në kohë reale në avatarin tuaj”, tha ai. /Telegrafi/