LAJMI I FUNDIT:

Tatlises lirohet nga spitali, autoambulanca e dërgon në koncert

Tatlises lirohet nga spitali, autoambulanca e dërgon në koncert
(Foto: Daily Sabah/Instagram)

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, i ka mbijetuar sot (e enjte) një aksidenti të rëndë në qytetin Bodrum të provincës Mugla në jugperëndim të Turqisë.

Ikona e muzikës, i cili pësoi lëndime kur minibusi në të cilin ndodhej dhe një kamion u përplasën, u largua me ambulancë nga spitali ku ishte trajtuar për disa orë.


Ambulanca që e bartte 70-vjeçarin, e përcjellë nga automjetet që e shoqëronin, shkuan në restorantin ku ai pritet të ngjitet në skenë.

Siç transmeton En Son Haber, mjeku kryesor i spitalit ku ka qëndruar artisti, ka deklaruar se gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij ishte e mirë dhe se kishte vetëm fraktura në kockat e shputës (metatarsale).

Tatlises reagon pas aksidentit, thotë se është mirë dhe se do të performojë
Lexo po ashtu Tatlises reagon pas aksidentit, thotë se është mirë dhe se do të performojë

Ndërkohë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit ku ishte përfshirë edhe legjenda e muzikës turke.

Kujtojmë se Tatlises vite më parë ishte në prag të vdekjes kur një person kishte shtënë me armë në drejtim të tij. /Telegrafi/

Publikohen pamje nga momenti kur Ibrahim Tatlises u nxor nga makina pas aksidentit
Lexo po ashtu Publikohen pamje nga momenti kur Ibrahim Tatlises u nxor nga makina pas aksidentit

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori